UBT News

Bashkësia Islame dënon sulmin në Francë

Bashkësia Islame e Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm që ka ndodhur në Francë. BIK-u thotë se ky është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

“Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, thuhet në reagimin e BIK-ut./UBTNews

Exit mobile version