Një person është arrestuar nën dyshimin se nga viti 2021 ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 30.08.2022, në Vushtrri.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeq.
“Vushtrri 30.08.2022. Me datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.