Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas Policisë, viktima para rreth 4 muajsh është raportuar e zhdukur nga familjarët.
“Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.