Në vazhdën e realizimit të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e infrastrukturës, Komuna e Mitrovicës ka filluar asfaltimin e rrugës “Ali Zeneli”.
Punimet i ka inspektuar kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili ka thënë se me vite të tëra, me mijëra mitrovicas kanë jetuar në këtë rrugë, pa infrastrukturën e nevojshme për jetë të dinjitetshme dhe se këtë gjendje rrënjësisht janë duke e ndryshuar.
“Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i bindur që kjo lagje do të bëhet prej ambienteve më moderne, më të rregullta dhe me hapësira gjelbëruese të integruara në peizazhin urban të Mitrovicës”, është shprehur Hamza.