Stephen Graham, bashkë-krijuesi i serialit të shumëpërfolur Adolescence, u ka bërë thirrje prindërve që të bisedojnë me fëmijët e tyre.
Graham i cili po ashtu luan në serialin katër-episodësh, portretizoi rolin e babait të personazhit Jamie Miller, 13-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e një shoqeje në shkollë.
I pyetur si erdhi te ideja e realizimit, pohoi se ishte prekur nga dy raste që kishin ndodhur në të vërtetë në Britani e donte të dinte arsyet pse.
Pas hulumtimeve të shumta dhe faktorëve të shumtë që ndikojnë tek të rinjtë në ditët e sotme, ata arritën të trajtonin një tematikë të ndjeshme.
“Jack bëri shumë hulumtime, dhe në atë moment, asistentja e tij e zbuloi kulturën incel dhe manosferën, sepse unë nuk kisha informacione për këtë. Gruaja ime më tha më pas ajo se ajo që ndjen që programi ynë ka arritur është që prindërit të hapin derën e dhomës së fëmijëve të tyre dhe të flasin me ta”, tha Graham për CNN.
“E dini edhe vetë, kur shkoni në restorant, bisedoni me njëri-tjetrin, pyesni se çfarë po ndodh me ta, kjo është mënyra ta kuptojmë se çfarë po ndodh. Adoleshenca është moshë e vështirë”, pohoi mes tjerash.