Numër i madh i bashkatdhetarëve kanë përcjell nga afër punimet e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Disa deputetë janë takuar me ta për tu sqaruar më shumë për punë dhe duke iu uruar mirëseardhje.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjfuca, ka falënderuar bashkatdhetarët për vizitën e tyre, derisa u shpreh se janë të mirëseardhur gjithmonë.
Edhe deputeti i VV-së Enver Dugolli i ka falënderuar ata për vizitën, derisa shtoi se i pret angazhim dhe punë e madhe pasi që kanë marr edhe besimin e tyre.
Ndërsa mërgimtari Faik Makolli tha se dëshira e tij më e madhe është që ta sheh Kosovën duke përparuar, raporton EO.
Kjo është dita e dytë që bashkatdhetarëve i është mundësuar të vizitojnë Kuvendin e Kosovës.