Ramush Haradinaj thotë se historia jonë është e mbushur me vuajtje, histori të dëbimeve, shpërnguljeve dhe ndarjeve.
“Ajo ishte e pamëshirshme me ne shqiptarët. Më shumë se gjysma e popullit tonë, jetojnë rrugëve të mërgimit. Ajo që na bashkon është gjuha dhe trualli i stërgjyshërve”.
“Sot të gjithë kujtojmë jetët e shuara. Jemi me familjet e tyre, për të ndarë dhembjen e madhe”.
“Lutemi për të lënduarit, shërimin e shpejtë dhe kthimin sa më parë tek familjet”.
“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha masat, për riatdhesimin sa më shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë. Familjet janë në ankth dhe vonesat në këtë proces, vetëm sa e shtojnë dhembjen”.
“Zot, na jep forcë e durim!”.Ubtnews