Bashar al-Assad është rizgjedhur president i Sirisë. Al-Assad fitoi 95.1% të votave në këto zgjedhje. Ky është mandati i katërt i tij në krye të Sirisë.
Qeveria e Asadit thotë se këto zgjedhje dëshmuan se Siria po funksionon normalisht përkundër konfliktit, ku për pasojë kanë vdekur qindra mijëra njerëz dhe janë dëbuar 11 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë – nga shtëpitë e tyre.
Rezultatet e zgjedhjeve në Siri u shpallën dje. Këto ishin zgjedhjet e dyta presidenciale që kur filloi konflikti 10 vjet më parë.
Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po i konsiderojnë këto zgjedhje jo të drejta. Turqia, një kundërshtare e Assadit, vlerëson se këto zgjedhje ishin të jashtëligjshme./UBTNews