Kryetari Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar nga partitë ish opozitare që ta votojnë për kryeministër Glauk Konjufcën.
Pas propozimit të Konjufcën për mandatar për kryeministër, Basha theksoi nevojën e formimit të qeverisë së re, siç tha për votimin e buxhetit për vitin 2026.
“Kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe kemi mbi 700 punonjës që presin t’i marrin pagat e tyre. Për këtë na duhet një Kuvend dhe qeveri funksionale. Uroj dhe shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën”, tha ai pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit./KP
