UBT News

​Basha: Nuk ka dakordim për themelimin e komisioneve parlamentare

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se në takimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit nuk është gjetur pajtueshmëri për t’i themeluar komisionet parlamentare.

Basha tha se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, e ka parë të nevojshme për funksionalizimin e Kuvendit pavarësisht mos formimit të qeverisë së re.

Madje, Basha para mediave tha se kishte planifikuar që nesër të thërret seancë të jashtëzakonshme.

Po rrezikohet buxheti për RTK-në, si buxheti për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokun, e po ashtu buxheti i shtetit për vitin 2026”, tha Basha.

Kryesia e Kuvendit u takua sot, një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje. E para e vendit duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve./KP

Exit mobile version