Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar partitë opozitare për bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit.
“Votimi i fshehtë po tentohet të shfrytëzohet pasi votimi i hapur s’ka qenë i suksesshëm. Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se mund të përdoret cilido votim,” tha Basha.
Më tutje ai shtoi se Lëvija Vetëvendosje i ka provuar dy formatet.
“Ne kemi provuar me votimin e hapur, s’ka pasur zgjidhje, e kemi tentuar me votimin e fshehtë. Gjykata ka thënë zgjidhni cilido që të doni. Por, opozita po thotë që votimi i fshehtë është pikë e re e rendit”, shtoi Basha.