Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kritikoi deputetët që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre.
“Presim ndryshim qëndrimi për shkak se është shumë e rëndësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë. Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për. Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.