Kuvendi i Kosovës është i konstituar, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.
Ajo pasi u pyet nga KosovaPress në lidhje me ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive, tha se LVV-ja po pret votimin e qeverisë së re, derisa kanë mbetur edhe gjashtë ditë kohë mandatarit Kurti për ta formuar ekzekutivin e ri.
Më i rezervuar për të komentuar u shfaq kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i cili nuk ktheu përgjigjje për këtë çështje.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me datë 10 tetor zgjodhi nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.
Me 71 vota pro, Nenad Rashiq u emërua nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas nominimit të fundit pasi përfunduan kandidaturat e Listës Serbe./KP