Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha tha se fitorja e VV-së në Podujevë i shtyu Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të bëhen bashkë formalisht.
Basha shkroi në Facebook se vetëm vonim ka e jo shpëtim, pasi nga PDK-ja thanë sot se do të votojnë për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Populli thotë në zorin e madh edhe maca me minin flejnë bashkë!Sot zori me emrin Podujevë i bëri edhe formalisht bashkë PDK & LDK, se joformalisht kanë qenë moti në sinkronizim të plotë! Vetëm vonim, së shpëtim nuk ka, kurse çfardo vonese vetëm çka thellon humbjen tuaj”, shkroi Basha në Facebook./UBTNews