Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se më 8 janar Sali Berisha organizoi një tentativë vrasjeje mes demokratëve.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria ku dëshmoi lidhur me protestën e 8 janarit, kryedemokrati tha se selia e PD ishte subjekt i një sulmi barbar nga njerëz që duhet të vendosen para drejtësisë.
Sipas Bashës, në 8 janar demokratët u përdorën për interesat personale të një njeriu që është pjesë e tranzicionit 30-vjeçar që e sheh Shqipërinë si plaçkë.
“Ky është një nga dëmet e mëdha që po i shkaktohet familje sonë politike për shkak të Sali Berishës, por ndonëse PD ishte subjekt i një sulmi barbar nga njëra anë, kërkoj dënimin e organizatorëve të dhunës, nga ana tjetër nuk do të humbasim asnjë sekondë në këtë kurth por duhet të jemi në krye të betejës për të çliruar Shqipërinë nga ky makth, ku tani edhe Berisha me aktet e 8 janarit është bërë aleat”, tha Basha./Euronews Albania/