UBT News

Barrierat prej betoni te Manastiri i Deçanit, zëvendësohen me ato prej druri

Barriera të tjera prej druri, janë vendosur në hyrje të hapësirës së zonës së mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Këto janë vendosur si zëvendësim i dy prej barrikadave të mëhershme të pozicionuara, që të cilat ishin material betoni, njofton Klan Kosova.

Se pse ka ndodhur një gjë e tillë, ende nuk është bërë e ditur.

Por lidhur me këtë, ka pasur edhe reagime, përkatësisht nga Lidhja e Historianëve të Kosovës, të cilët e kanë mirëpritur këtë zhvillim si hap pozitiv.

Megjithatë ata e shohin shqetësuese faktin se ato janë zëvendësuar me të tjera prej druri, njofton Klan Kosova.

”Ne, shprehim mirënjohje që KFOR-i ka vendosur për të i hequr barrikadat e betonit, të cilat me vërtetë kanë pasqyre e një pamje aq e keqe dhe tepër trishtuese për qytetarët e deçanas por edhe më gjerë”.

”Është tepër e dhimbshme dhe shumë e papranueshme që pas heqjes se barrikadave të betonit, KFOR-i ka vendosur barrikada të reja, pra i ka zëvendësuar më disa të drurit”.

”Ne, shprehim shqetësimin tonë për zëvendësimin e barrikadave. KFOR-i është dashur që të i largoj barrikadat, sepse nuk ka nevojë dhe s’ka asnjë arsye se pse ato barrikada të qëndrojnë ende në atë pjese të Deçanit dhe Kosovës”.

Exit mobile version