UBT News

Barometri Ballkanik, rajoni pak besim te politika

Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik, të publikuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 49% e qytetarëve të këtij rajoni, shohin mungesën e një pune si hendekun më të madh për jetesën e tyre.

“Problemi kryesor për rajonin është papunësia në rritje, veçanërisht i të rinjve, ashtu si dhe largimi i grave nga vendet e punës”, tha Majlinda Bregu, kreu i këtij institucioni.   

Besimi i ulët te politika është një tjetër pikë e përbashkët mes qytetarëve të Ballkanit. “Partitë politike mbeten institucionet më pak të besuara në rajon, sistemi i drejtësisë në përgjithësi, me pas media dhe qeveria”, vijoi ajo.  

Anëtarësimi në Bashkimin Europian shihet pozitivisht nga 62% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe mosmiratimi i kuadrit negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ketë një impakt negativ.

“Sigurisht që sa më shumë të zgjatet një proces, aq më shumë ka mosbesim. Asgjë e mirë nuk vjen nga zgjatja, as Bashkimit Europian dhe as Ballkanit Perëndimor”, mendon Majlinda Bregu.

Në pritje të Brukselit, një vlerësim më të lartë, 77%, kishte bashkëpunimi rajon mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version