Një ilaç për obezitetin nga prodhuesi danez Novo Nordisk për të rriturit dhe adoleshentët është i sigurt dhe efektiv për t’u përdorur te fëmijët e moshës 6-vjeçare kur kombinohet me dietë dhe stërvitje. Kështu thuhet në një studim të fundit i cili mund të hapë rrugë për trajtimin e obezitetit te fëmijët e vegjël.
Liraglutide ul masën trupore, ngadalëson shtimin në peshë dhe përmirëson shënuesit e shëndetit te fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç, sipas hulumtimit të botuar në New England Journal of Medicine dhe të prezantuar në Shoqatën Evropiane për Studimin e Diabetit në Madrid.
Ilaçi është në një klasë të të ashtuquajturave barna GLP-1 që përfshin barna të suksesshme sikurse Wegovy dhe Ozempic, që prodhohen nga Novo Nordisk, si dhe Eli Lilly, Mounjaro. Ilaçet imitojnë hormonet që ndikojnë në oreksin, ndjenjën e ngopjes dhe tretjen.
Studiuesit zbuluan se fëmijët që morën ilaçin për më shumë se një vit reduktuan indeksin e masës trupore./UBTNews/