UBT News

Barkodet ndërkombëtare së shpejti edhe për produktet e Kosovës

Kosova së shpejti do të nis lëshimin e barkodave ndërkombëtarë dhe kështu vlerësohet se do të hapet rrugë për produkteve kosovare për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), teksa njoftoi për takimin e kryetarit të saj Lulzim Rafuna me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.

“Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve. Falë këtij bashkëpunimi, GS1-Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare. Ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e odës.

Më tej, Oda Ekonomike e Kosovës shprehu mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe znj. Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit./S.K/EO/

Exit mobile version