UBT News

Bardhi: Mbi 830 persona të moshës mbi 80-vjeçare morën vaksinën antiCOVID

Sot në Kosovë 88 persona të moshës mbi 80-vjeç morën vaksinën antiCOVID, kurse në total numri i të vaksinuarve të moshës mbi 80-vjeçare është mbi 830.

Kështu njoftoi koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Fluksi i vaksinimit të grup moshave mbi 80-vjeç është duke vazhduar edhe sot. Deri në këto çaste që po flasim kemi 88 të vaksinuar, kurse në total numri ka shkuar mbi 830”, tha Bardhi.

Kosova të dielen e 28 marsit pranoi kontigjentin e parë prej 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca. Vaksinimi antiCOVID në Kosovë ka filluar më 29 mars./UBTNews

Exit mobile version