Së pari, Barbados ndërpreu lidhjet me monarkinë britanike, u shpallë republikë. Më pas, ky shtet shpalli zyrtarisht Rihannën si heroinë kombëtare. Tani, Barbadosi synon të ua lehtësojë jetën qytetarëve të vet duke u siguruar të ardhura universale bazë.
Qeveria e Barbados synon t’u kthejë rregullisht disa nga të ardhurat e prodhuara nga vendi qytetarëve të saj të rritur, tha Avinash Persaud, i dërguari special i kryeministres së Barbados për investimet dhe shërbimet financiare, në seksionin e komenteve të një postimi të fundit në Facebook.
Barbados, si shumë vende në Karaibe dhe Amerikën Latine, ka vuajtur financiarisht nga pandemia dhe po kërkon të sigurojë të ardhura për familjet në vështirësi.
Konkretisht, Persaud propozoi që qytetarët të marrin pagesa të rregullta përmes dividentit, i cili zakonisht u jep banorëve shuma parash bazuar në investimet e qeverisë. Alaska Permanent Fund Corp, për shembull, u jep banorëve të saj paga vjetore bazuar në fitimet e korporates, e cila është në pronësi të shtetit dhe financohet nga të ardhurat e naftës.
E së fundi këngëtarja Rihanna, e cila vjen nga Barbadosi, është shpallur heroinë kombëtare në vendin e saj.
Ka një arsye që ajo është kaq e dashur atje, pra përveç muzikës së saj. Ajo mund të thuhet se është filantropistja e profilit më të lartë në vend.
Në mars të vitit 2020, për shembull, kur koronavirusi përfshiu botën, Rihanna ofroi 5 milion dollarë për të ndihmuar vendet e varfra dhe i dha Barbadosit ventilatorë në vlerë prej 700,000 dollarësh përmes fondacionit të saj, Clara Lionel. Gjatë viteve, ajo ka dhënë miliona dollarë për përpjekjet e kujdesit shëndetësor dhe arsimit në vend.
Barbados i ka mirëpritur këto përpjekje. Pandemia, së bashku me krizën klimatike, një fuqi punëtore në tkurrje dhe efektet e vazhdueshme të kolonializmit, kishin dëmtuar stabilitetin e vendit vitet e fundit./UBTNews/