UBT News

Barazia gjinore e mundur pas 100 vjetësh nëse përfaqësimi i grave në institucion s’ndryshon

Demokracia në çdo shtet pa involmimin e grave është e vështirë dhe e pamundur. Kështu u tha në konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI në Kosovë, tha se suksesi i demokracisë së Kosovës varet nga pjesëmarrja e plotë e barabartë e grave në proceset vendimmarrëse. Sipas saj, nuk duhet të vazhdohet me pjesëmarrja kaq të ulët që nuk e kalon 10%, ngase për tu arritur barazia gjinore duhet edhe 100 vjet.

“Në Kosovë duhet të bëjmë më shumë që të sigurojmë më shumë pjesëmarrje për gratë, kërkohet më shumë punë në gjitha nivelet e shoqërisë për të fuqizuar gratë ekonomikisht në kuptim social dhe politik dhe suksesi i demokracisë së Kosovës varet nga pjesëmarrja e plotë e barabartë e grave dhe kjo do të thotë me 50 për qind, e jo me 5 apo 10 për qind. Me këtë normë nevojiten edhe 100 vjet që të arrihet kjo barazi gjinore, dhe koha është tani në mënyrë që të ndërrojë fytyra e politikës”, deklaroi ajo.

Zeinah Salahi, drejtore e misionit të USAID-it në Kosovë, tha se mungesa e grave në listën garuese për kryetare të komunave, vazhdon të jetë sfidë në Kosovë.

“Shumë gra fituan ulëse pa ndihmën e kuotës gjinore dhe kjo është shuma e mirë, pastaj edhe në ekzekutiv kemi ministre dhe zëvendëskryeministra, ku tregon se sa larg kemi mbërri, por ende gratë nuk përfaqësohen barabartë në gjitha nivelet e jetës politike dhe vendimmarrje. Këto arritje të cilat janë paraqitur dukshëm në nivel nacional dhe lokal, siç i pamë edhe në zgjedhjet lokale të së dielës. Mungesa e grave në listën garuese për kryetar tregon shumë që mundon barazia gjinore në institucionet lokale”, tha ajo.

Eliza Hoxha deputete e PDK-së, ka treguar sfidat e saj në kyçje në politikë. Ajo tha se me kyçjen në parti politike i është kërkuar që të zhvishet nga e kaluara profesionale si arkitekte dhe artiste.

“Në momentin kur kam hyrë në parti politike është perceptuar se duhet të zhvishem nga gjithçka çka kam reprezentues ndër vite. Nuk jam më Eliza e Arkitekturës, e artit dhe shpesh herë më është mohuar me qenë emri im në ftesat e ekspozitave të mia dhe është fshirë vetëm se i përkas një partie politike, dhe aty e kam parë sesa paragjykues dhe sa vështirë është për një grua vetëm se i përket një partie politike”, tha ajo.

Teksa ka folur për sfidat e grave në vendimmarrje, Hoxha se ka qenë pjesë e rekrutimit të grave në listat zgjedhore, por që shpesh herë është refuzuar nga gratë për të qenë pjesëmarrëse, raporton EO.

“Në fakt në këtë vit kam qenë pjesë e rekrutimit të vajzave dhe grave në listat për asamble komunale dhe më besoni se ka qenë shuma vështirë të marrësh përgjigje negative dhe duke e parë mosgatishmërinë e grave të cilat kanë hezituar të jenë pjesë në listat zgjedhore”, tha Hoxha.

Exit mobile version