Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu i ka reaguar zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se si mund t’i shërbej vendit derisa kolegët dhe aleatët i etiketon si “pa dhëmbë”.
Ai ka shkruar në Facebook se diplomacia nuk është kuiz deklartash e analizash.
“Ironia kryesore qëndron në atë se, siç do të thoshte Sun Tzu, nëse BE është vërtetë ‘Tigër prej letre’ atëherë nuk ka gjë më shkurtëpamëse se të theksohet se “BE është tigër prej letre”! Çka mund të fitonte në rastin më pozitiv të mundshëm një diplomat/ministër/KM që etiketon kolegët e aleatëve si ‘pa dhëmbë’?! Më së paku do të nxiste mllefin e tyre – dhe si mund t’i shërbej kjo vendit tonë, sidomos në kohën kur Serbisë po i rriten miqtë e neve armiqtë?!”, ka shkruar Baraliu.