UBT News

Baradar pritet të udhëheqë qeverinë e re në Afganistan

Bashkëthemeluesi i talibanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë qeverinë e re në Afganistan, sipas disa burimeve të Reuters, transmeton UBT News.

Ndëtsa Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talibanëve, do të marrë një pozitë të lartë në Qeveri, sipas agjencisë së lajmeve.

Një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më datën 4 shtator./UBTNews

Exit mobile version