UBT News

Banorëve të Kievit u kërkohet të kursejnë energjinë elektrike dhe ujin për shkak të dëmtimit të objekteve kryesore

Banorëve në kryeqytetin ukrainas Kiev u është kërkuar të ruajnë energjinë elektrike dhe ujin pasi dy objekte infrastrukturore kritike u goditën mëngjesin e të martës.

“Në Kiev, si rezultat i sulmeve me raketa nga barbarët rusë, u dëmtuan dy objekte infrastrukturore kritike. Shërbimet e urgjencës dhe të shpëtimit po punojnë në terren”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko në Telegram.

“Aktualisht, ofrimi i shërbimeve të furnizimit me energji elektrike dhe ujë është pjesërisht i kufizuar në shumë shtëpi në bregun e majtë të kryeqytetit… Unë u bëj thirrje të gjithë banorëve të Kievit që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike”, shkroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version