UBT News

​Banorët e Napolit kaluan natën jashtë për shkak të tërmetit

Shumë banorë në qytetin italian të Napolit dhe rreth tij kaluan natën në rrugë dhe në makinat e tyre pasi një tërmet goditi këtë rajon.

Sizmologët italianë thanë se tërmeti me magnitudë 4.4 goditi në orën 01:25 sipas kohës lokale të enjten në një thellësi të cekët prej tre kilometrash. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e ka matur atë si një tërmet 4.2, me thellësi 10 km.

Furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit u ndërpre. Ndërsa në qytetin e afërt të Pozuolit, pranë epiqendrës së tërmetit, një person i plagosur u nxor nga të mbeturat e një shtëpie që ishte pjesërisht shembur.

Tërmeti i së enjtes u ndje në disa zona të rajonit të Kampanias, raportuan mediat italiane.Me pas u pasua nga të paktën dy pasgoditje më të dobëta.

Njerëzit janë parë duke lënë shtëpitë e tyre dhe duke u grumbulluar në rrugët e Napolit, duke pasur frikë nga më shumë tërmete.

Një qendër koordinimi shpëtimi është ngritur për të vlerësuar dëmet.

Shkollat në Pozuoli dhe dy lagje të tjera të afërta do të jenë të mbyllura të enjten që të mund të bëhen kontrollime për stabilitetin e ndërtesave.

Exit mobile version