Një pjesë e qytetit të Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 09:00.
Zyrtarë të KEDS-it ka thënë për KosovaPress se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është e planifikauar për projektet investive.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 si rrjedhojë e punimeve të planifikuara.
Ai thekson se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në orën 17:00.
“Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 17:00 për projektet investive”, thekson Krasniqi.
Ai ka lënë të kuptohet se në disa vende të kësaj lagjeje mund të rikthehet furnizimi edhe para orës 17:00.