Banorët në Krime nuk janë penduar rreth ribashkimit me Rusinë, ka pohuar kryetari i këshillit të Krimesë, Vladimir Konstantinov.
Duke folur me agjencinë e lajmeve TASS, z. Konstantinov ka thënë se çështja rreth rajonit ka ekzistuar vetëm brenda mendjes së Volodymyr Zelensky-t dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Nëntë vite kanë kaluar dhe njerëzit në ishull nuk e kanë ndryshuar mendjen e tyre. Kështuqë çështja e Krimesë nuk ekziston në aspektin e politikës reale”, tha ai.
“Ekziston vetëm në mendjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
“Cfarë po ndodhë tani me operacionin special është pjesë e rrugëtimit që filloi më 2014. Unë besoj se ne kemi bërë gjithçka në mënyrën e duhur nëntë vite më parë. Krimea ka vendosur një shembull për rajonet e tjera”.
Kujtojmë se në vitin 2014, Krimea, pjesë e Ukrainës, është aneksuar ilegalisht nga Vladimir Putin.
Megjithatë, së fundi, presidenti ukrainas ka potencuar se Krimea është Ukrainë dhe se forcat e tij të armatosura do ta rimarrin atë./UBTNews/