UBT News

Banka Qendrore Ruse ul normat e interesit për herë të dytë në 2 muaj

Banka Qendrore e Rusisë ka ulur normat e interesit për herë të dytë në dy muaj, nga në 9.5% nga 11%. Banka tha se inflacioni po ngadalësohet më shpejt se sa pritej.

Banka tha gjithashtu se “rënia e aktivitetit ekonomik” është më e vogël se sa ishte parashikuar në prill, megjithëse shtoi se mjedisi ekonomik mbetet “sfidues”. Kjo vjen pasi banka uli normat nga 14% në 11% më 26 maj.

Banka qendrore tha se inflacioni në Rusi është aktualisht 17%, krahasuar me parashikimet prej 17.8% në prill. Tani parashikon që norma do të bjerë midis 5% dhe 7% në 2023 dhe do të kthehet në 4% në 2024.

Banka tha se rënia është pjesërisht për shkak të rritjes së rublës ruse./UBTNews/

Exit mobile version