UBT News

Banka Qendrore Evropiane rrit normën e interesit të Eurozonës me 0.5%

Banka Qendrore Evropiane rriti të enjten normën e saj të interesit me 0.5%, në rishikimin e saj të fundit këtë vit, teksa po përpiqet të kontrollojë inflacionin që po vazhdon të rritet në Eurozonë.

Norma e interesit u rrit në 2.5%, rritja e katërt që do të prezantohet nga Banka Qendrore në Frankfurt këtë vit.

Lajmi erdhi disa orë pasi Rezerva Federale prezantoi gjithashtu një rritje prej 0.5%, duke mbyllur një vit të trazuar, ku politikat e Bankës Qendrore kanë kërkuar të mbajnë nën kontroll inflacionin duke mos ndalur rritjen ose duke mos shkaktuar një recesion./UBTNews/

Exit mobile version