UBT News

Banka private zvicerane do të ndërpresë bashkëpunimin me klientët në Rusi

Banka private zvicerane, Julius Baer do të ndërpresë bashkëpunimin me klientët që ndodhen në Rusi. Sipas njoftimit, Julius Baer do t’i japë fund të gjitha bizneseve me klientët që jetojnë në Rusi jo më vonë se 31 dhjetori.

Aktivitetet e menaxhimit të pasurisë, të tilla si mandatet për menaxhimin e investimeve të klientëve, marrëveshjet e kreditit dhe kontratat e kartave të kreditit, do të ndërpriten deri në fund të shtatorit./UBTNews/

Exit mobile version