Vlera në treg e Sber-bank, bankës më të madhe ruse ka rënë mbi 66% gjatë 5 ditëve të fundit, ndërsa investitorët po shesin aksionet e tyre në këtë bankë. Shitje të përmasave epike, e quajnë komentatorët financiarë largimin e investitorëve nga kjo bankë.
Sber-bank është goditur jo vetëm nga sanksionet ekonomike dhe financiare kundër Rusisë, por ajo është shënjestruar direkt nga sanksionet amerikane dhe evropiane. Sanksionet kanë ulur financimet e huaja për bankën me qëllim për të ulur mundësinë e saj për të dhënë hua brenda Rusisë veçanërisht ndaj ushtrisë ruse.
Sber-bank është banka e tretë më e madhe në Evropë. Përveç dominimit të tregut financiar rus, ajo është një nga bankat e rëndësishme në shumë vende, sidomos ish-republikat sovjetike./Euronews/