UBT News

Banka e njohur ruse raporton humbje prej 7.7 miliardë dollarësh për shkak të sanksioneve

Banka e dytë më e madhe ruse VTB, një nga bankat e para që u përjashtua nga sistemi global i pagesave SWIFT për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, raportoi të mërkurën një humbje prej 612.6 miliardë rublash (7.7 miliardë dollarë) për vitin 2022.

“Në vitin 2022, grupi VTB u përball me vështirësi dhe sfida të paprecedentë… Ne ishim objektivi i parë për sanksionet maksimale të mundshme, të cilat çuan në humbje të konsiderueshme”, njoftoi përmes një deklarate shefi financiar i bankës, Dmitry Pianov./UBTNews/

Exit mobile version