UBT News

Banka e Anglisë rrit normat e interesit për herë të 12-të në përballje me inflacionin

Banka e Anglisë rriti normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje të enjten në përballjen e saj me inflacionin dhe tha se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të shmangë recesionin pasiqë çmimet e energjisë po bien.

Vendimi për të rritur normat e interesit për herë të 12-të radhazi e çon normën kryesore të huamarrjes për bankat tregtare në Mbretërinë e Bashkuar në 4.5%, më e larta që nga tetori i vitit të 2008. Vendimi vjen një javë pasi Rezerva Federale e SHBA dhe Banka Qendrore Evropiane gjithashtu rritën normat me një të katërtën -pikë.

“Inflacioni mbetet shumë i lartë dhe është detyra jonë ta ulim atë në 2%”, u tha gazetarëve guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey. “Inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm është themeli për një ekonomi të shëndetshme”.

Banka Qendrore pret që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të rritet me 0.25% këtë vit dhe me 0.75% në 2024 – një vlerësim shumë më pozitiv se në shkurt, kur parashikoi tkurrje prej 0.5% dhe 0.25%, respektivisht./UBTNews/

Exit mobile version