UBT News

Banka Botërore njofton mbështetje rekord prej 100 miliardë dollarësh për vendet më të varfra të botës

Banka Botërore ka njoftuar një mbështetje financiare rekord prej 100 miliardë dollarësh për disa nga vendet më të varfra të botës. Ky njoftim vjen pas një procesi të suksesshëm mbledhjeje fondesh, ku Banka ka siguruar rreth 24 miliardë dollarë që do të shfrytëzohen për kredi dhe grante, duke mundësuar që të rritet vlera totale e shpenzimeve në 100 miliardë dollarë. Ky financim është një rritje e konsiderueshme krahasuar me 93 miliardë dollarët që ishin shpërndarë në vitin 2021.

Realisht, Banka Botërore mund të përdorë këtë shumë për të marrë hua në tregjet financiare, duke i mundësuar që të përdorë fondet e mbledhura deri në katër herë më shumë, për të ofruar ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për vendet që kanë më shumë nevojë. Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, theksoi se ky financim do të shkojë për mbështetje të 78 vendeve, duke u ofruar mundësi për investime në fusha të rëndësishme si shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike.

Banga shtoi se ky investim do të ndihmojë gjithashtu në stabilizimin e ekonomive të këtyre vendeve dhe do të kontribuoni në krijimin e vendeve të punës. Ai e quajti këtë një hap të rëndësishëm për t’i ofruar mundësi të reja zhvillimi dhe përmirësimi të kushteve të jetesës për qytetarët e këtyre shteteve.

Ky njoftim ka ardhur pas dy ditëve bisedimesh në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ku u diskutuan mundësitë e financimit dhe mbështetjes për vendet që përballen me krizë ekonomike dhe zhvillim të ngadalshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhuar një fond rekord prej 4 miliardë dollarësh, ndërsa vende të tjera si Norvegjia dhe Spanja gjithashtu kanë rritur ndihmën e tyre financiare për këtë iniciativë.

Kjo nismë e Bankës Botërore përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur vendet më të varfra të botës në mënyrë që ato të mund të përballojnë sfidat ekonomike dhe sociale, ndërkohë që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e mundësive për një të ardhme më të mirë./UBTNews/

Exit mobile version