Banka Botërore ka miratuar ndihmën shtesë prej 1.49 miliard dollarë për Ukrainën, tha institucioni në një deklaratë të martën. Kjo është pjesë e pakos së mbështetjes në vlerë prej më shumë se 4 miliardë dollarë për të ndihmuar në dhënien e pagave të Qeverisë dhe punonjësve socialë.
Raundi i fundit i financimit mbështetet nga garancitë financiare nga Britania, Holanda, Lituania dhe Letonia, thuhet në deklaratë. Gati 2 miliardë dollarë nga fondet totale të premtuara tashmë janë dhënë në Ukrainë./UBTNews/