Banka Botërore parashikon që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 45% këtë vit si rezultat i luftës.
Gjithashtu parashikohet se do të ketë dëme më të mëdha ekonomike sesa ato që u shkaktuan nga pandemia COVID-19 në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, me sanksione të paprecedentë që çojnë në një recesion të thellë edhe në Rusi. Shumica e fuqisë punëtore të Ukrainës u detyrua të largohet nga vendi ose të luftojë kundër pushtuesit.
Bizneset janë mbyllur, ndërsa rrugët, fabrikat dhe infrastruktura janë shkatërruar dhe Banka Botërore thotë se progresi shumëvjeçar është zhbërë.
Ukraina ishte një burim kryesor i kulturave si luledielli dhe gruri, por me ndalimin e eksporteve, çmimet globale të ushqimeve janë rritur dhe Ukraina ka humbur shumë si pasojë e luftës./UBTNews/