Izraeli beson se mund “ta vrasë çdo palestinez në Gaza”, thotë ambasadori palestinez, Majed Bamya.
Në një postim në rrjete sociale, Bamya tha se beson që Izraeli i ka duart e lira në vrasjen e njerëzve në Gaza pasi i ka etiketuar të gjithë palestinezët si “terroristë, simpatizues terroristë ose mburoja njerëzore”.
“Kushdo që e pranon këtë argument nuk ka asnjë copëz humanizmi, asnjë ndjenjë morali dhe asnjë njohuri për ligjshmërinë”, shkroi ai./UBTNews/