Misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian e kanë vlerësuar raundin e dytë të zgjedhjeve si të administruar mirë.
Shefi i misionit të vëzhguesve të BE-së, Lukas Mandl tha se kanë vizituar 269 vendvotime dhe se votimi dhe numërimi është vlerësuar pozitivisht nga vëzhguesit.
“Në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit e BE-së kanë vizituar 269 vendvotime në gjithë Kosovën, vëzhguesit e BE vlerësuan votimin dhe numërimin shumë mirë”, tha ai.
Ai tha se fushata zgjedhore ishte dinamike, e gjallë, por e qetë.
“Ky ishte një proces zgjedhor i administruar mirë. Disa prej problemeve janë dobësi të vjetra që janë identifikuar edhe nga misionet e mëhershme”, tha ai.
Të dielën më 14 nëntor u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.