UBT News

Ballkani me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Astanan

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Ballkani ka njoftuar se do ta mbajë sot konferencën për media në prag të ndeshjes me Astanan.

Konferenca për media e Ballkanit do të mbahet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:30.

Pyetjeve të gazetarëve do t’iu përgjigjen trajneri Ilir Daja dhe portieri i Ballkanit, Enea Koliqi.

Nesër me fillim nga ora 18:45, Ballkani pret në “Fadil Vokrri” skuadrën nga Kazakistani, Astanan.

Exit mobile version