Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili u dorëhoq mbrëmë, do të vizitojnë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor për të marrë pjesë në një takim për “Ballkanin e Hapur”.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat serbe, transmaton Alsat M.
Në këtë takim pritet që të diskutohet për hapat e tjerë për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet vendeve që janë pjesë e kësaj iniciative.
“Ballkani i Hapur” është emërtimi i ri i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Kosova e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë nismë.