Kryetarja e Bashkimit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka premtuar se do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër dhe Vjosa Osmanin për presidente.
Pas takimit të sotëm me Osmanin dhe Kurtin, ajo deklaroi se ka marrë mbështetje për disa nga kërkesat që ka komuniteti boshnjak.
“Kemi bërë marrëveshje të rëndësishme, kam dhënë përkrahje edhe për formimin e Qeverisë edhe për presidenten”, deklaroi ajo./UBTNews