UBT News

Balje deklarohet për ndalimin nga autoritetet serbe në Merdarë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka konfirmuar se për rreth një orë e gjysmë është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë. Ajo ka thënë se zyrtarët kufitarë ju kanë thënë se është vetëm kontroll i rregullt.

“Po me familje me burrin dhe me fëmijët jemi rrugës për Austri. Kemi kaluar në Merdarë edhe kemi prit për një orë e gjysmë, pa arsyetim dhe pa asnjë fjalë. Pastaj kemi marrë letrën dhe kemi vazhduar… Burri ka pyetur se a kemi bërë diçka? Kanë thënë jo është vetëm kontroll e rregullt. Kemi marrë pasaportën dhe kemi vazhduar rrugën. Tash jemi rrugës për në Hungari”, tha Balje.

Ndryshe para disa ditëve Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Derisa autoritetet kosovare u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi shkaku i vështirësimit të qarkullimit.

Exit mobile version