Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në një konferencë për media se qyteti i Bakhmutit mund të bjerë brenda disa ditësh në duart e rusëve.
“Ajo që ne shohim është se Rusia po dërgon më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen të plotësojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmuti të bjerë përfundimisht gjatë ditëve në vijim”, deklaroi ai.
Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, që mbështet Ukrainën, këmbëngul se “është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk pasqyron domosdoshmërisht ndonjë pikë kthese të luftës. Kjo thjesht thekson se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën”.
Statusi aktual i Bakhmutit është shumë i diskutueshëm. Grupi mercenar rus Wagner pretendon se ka pushtuar pjesën lindore të qytetit./UBTNews/