Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për kërkesat e grevistëve e jo të konfrontohet me ta.
Ky reagim i Bajramit erdhi pas publikimit të një dokumenti që Ministria e Financave ia ka dërguar grevistëve, ku thuhet se ata që janë pjesë e grevës duhet të pezullohen nga puna dhe t’u ndalohen benefitet tjera për aq kohë sa janë pjesë e grevës.
Deputetja e LDK-së thotë se ideja për t’i ndëshkuar sindikalistët grevistë është vepër penale dhe nuk mund të realizohet në një shtet demokratik.
Më tej Bajrami thotë se partia në pushtet ka zgjedhur të mos flasë për asnjë temë tjetër përveç për tabela dhe për takime me Vuçiqin, që sipas saj, dikur ishte prioritet i fundit./UBTNews/