UBT News

Bajrami i reagon Muratit për alarmin e humbjes së 90 milionë eurove si shkak i bllokadës në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili u shfaq i shqetësuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në shtator, Kosova rrezikon të humbë 90 milionë euro.

Bajrami i ka kërkuar Muratit të “mos dezinformojë”, duke thënë se bllokadën është duke e bërë Vetëvendosje.

Hekuran, mos dezinformo! E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni”.

Deputetja e LDK-së e kritikoi më tej ministrin Murati për mungesën e votave për ratifikimin e një kredie dhe për humbjen e granteve nga Bashkimi Evropian.

E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”.

 

Exit mobile version