Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e ka cilësuar si të papranueshme dhe shqetësuese që Komisioni Evropian e ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Kosovës.
Këtë reagim Bajrami e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter.
“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të fusin regjim të vizave për Kosovën! Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”.
Kujtojmë se Komisioni Evropian u ka rekomanduar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që të rregullojnë politikat e vizave në vijë me ato të Bashkimit Evropian./klankosova.tv