Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar edhe një herë ministrit Hekuran Murati lidhur me një shkrim që ky i fundit ka bërë në profilin e tij zyrtar lidhur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Bajrami e ka quajtur manipulim dhe i ka kërkuar ministrit Hekuran Murati një përballje televizive.
“E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët. Hekuran, zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”, ka shkruar Bajrami.