Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, u deklarua rreth keqpërdorimit të mbi 2 milionë eurove nga thesari i shtetit nga disa zyrtarë.
Bajrami në një konferencë për media u shpreh se këto para u tërhoqën nga Ministria e Infrastrukturës dhe u transferuan te një operator ekonomik.
“Janë zyrtarë të thesarit të shtetit, njëri punon në thesar qe 11 vjet, ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese. Gjithë ata që punojnë aty e kanë qasjen pasi duhet të kryejnë transaksione në baza ditore”, tha Bajrami.
Kurse njoftoi se procedurat e hetimit kanë filluar dje./UBTNews