UBT News

Bajrami: Do të dënohen me burg të gjithë ata që keqpërdorin buxhetin e shtetit

Pas keqpërdorimit të mbi 2 milionë eurove, ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se do të dënohen me burg të gjithë ata që keqpërdorin paratë e buxhetit të Kosovës. Ministrja Bajrami theksoi se rasti do të zbardhet.

“Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast. Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQOFOSHIN. Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave”, shkroi ajo në Facebook.

Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari i Shtetit. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar./UBTNews

Exit mobile version